Flash

Rama në Itali/ Opozitën e kam në malin Aventino, por unë nuk jam Musolini

Lapsi.al 12 March 2019
Rama në Itali/ Opozitën e kam në malin Aventino, por unë nuk

“Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit. Ata janë tërhequr në “malin Aventino” siç thoni ju italianët në një shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja”.

Kështu ka deklaruar Edi Rama në të përditshmen italiane “Libero” në një intervistë dhënë për drejtorin e kësaj gazete Pietro Senaldi (foto poshte perball Rames), i cili ishte dhe një nga pjesëmarrësit e panelit të debatit në studion “Porta a Porta” të Bruno Vepsa-s.

Në fakt rasti që Edi Rama përmend është një nga pikat më të errëta të instalimit të fashizmit në Itali. Në vitin 1924 opozita italiane braktisi Parlamentin në shenjë proteste kundër vrasjes së deputetit socialist Meteoti nga skuadrat fashiste. Të grupuar në një sallë tjetër të parlamentit, deputetët e opozitës e quajtën lëvizjen e tyre tërheqje në Aventino, sipas fjalimit të liderit socialist Filipo Turati.

Opozita italiane e mori shembullin e saj nga periudha e antikitetit, ku plebenjtë të cilët pasi fituan disa të drejta të ngjashme me patricët, për ti ruajtur ato sa herë që u prekeshin tërhiqeshin në njërën prej shtatë kodrave të Romës, në Aventino deri sa gjendja të ndryshonte.

Por kjo, lëvizje e opozitës antifashiste italiane shpesh është kritikuar nga historianët sepse ajo i la Musolinit dorë të lirë të instalonte në itali diktaturën e tij mizore, që do të merrte fundd pas dy dekadash kur Duçen do ta varnin së bashku me të dashurën e tij në sheshin Loreto të Milanos.

Prandaj dhe shumë opinionistë në Shqipëri e shohin lëvizjen e e PD – LSI një hap të rrezikshëm që mund të shpjerë në vendosjen e një regjimi më të egër personal në Tiranë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që Edi Rama e ka përmenduar disa herë këtë fabul në intervistat e tij në Itali. Ndoshta më shumë sesa për tu distancuar nga Duçja, për ti friksuar në mënyrë perfide kundërshtarët me faktin se ende nuk e kanë prekur fundin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI