Flash

Alibia e Ramës me skenarin rus që po na pengon drejt BE

Lapsi.al 13 March 2019
Alibia e Ramës me skenarin rus që po na pengon drejt BE

Edi Rama më në fund ka folur për rrezikun rus në konferencën e përbashkët për shtyp me Zoran Zaev. I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi, në lidhje me rrezikun rus për të cilin foli shefi i sherbimit sekret Bendo, në sfondin e protestave opozitare, kryeministri nuk i mohoi këto zëra. Me një gjuhë plot nënkuptime ai tha se "Rusia nuk eshte një vend tifoz i zgjerimit të BE, as i integrimit tonë në BE. Sa here kjo axhende cenohet, çdo vend qe nuk eshte tifoz sheh nje oportunitet" nënvizoi kryeministri duke hequr një paralele me situatën aktuale.

Mirë po po të shkohet pas kësaj logjike i bie se hashashin na e kane mbjelle nga Moska, kriminelet në parlament i ka futur Kremlini, tenderat pa gare dhe PPP i kane organizuar oligarket ruse. Shume na paska penguar Rusia ne rrugen drejt BE.

Pra, nëse sot po akuzohet indirekt opozita, djegja e mandateve dhe protestat e dhunshme si pengesa të rrugës drejt BE-së që mbështetet nga Moska, i bie që me të njëjtën logjikë të akuzohet edhe qeveria që ka deshtuar tre herë me radhë të hapë negociatat.

Debati kush punon për Kremlinin mund të zgjasë pa fund, madje të shkojë deri tek shprehja : "Nuk duam Brukselin para qarkut të Fierit", por këtë propagandë bajate zor se e kapërdin ndonjë shqiptar.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI