Flash

Nuk ndodhte nga 2009: 4 klube angleze në çerekfinale, bashkë me Porto. CR7 vs Messi në finale?

Lapsi.al 14 March 2019
Nuk ndodhte nga 2009: 4 klube angleze në çerekfinale, bashkë me
Futbolli anglez kthehet prepotent në Champions League. Pas Tottenham, United e City, edhe Liverpool mori leje kalimin për në cerekfinale, duke e cuar në katër numrin e skuadrave të Premier League mes tetë më të mirave të turneut. Një rezultat i jashtëzakonshëm, që nuk regjistrohej nga 2009. Edhe atëherë në 1/4 shkuan katër ishullore. E, për një koincidencë të cuditshme,ishin edhe Porto e Barcellona (me Messi e CR7 përballë njëri tjetrit në finale). Pikërisht në sezonin 2008/2009, në fakt, katër angleze arrinin cerekfinalet (Arsenal, United, Liverpool e Chelsea) së bashku me Barcellona, Porto, Villarreal e Bayern. Një koincidencë prezenca e Portos dhe Barcelonës, e që atëherë pa përplasjen e rivalëve të përjetshëm Messi-Ronaldo në finalen United-Barcelona. Një Deja vu? Ndoshta, duke qenë se në momentet që flasim Juventus i Ronaldos dhe Barcelona e Messi janë dy skuadrat favorite për trofeun, e nëse nuk ndeshen rrugës, me shumë mundësi do të takohen në Madrid.

Të këshilluara

Psg, Neymar nën hetim nga Uefa

Probleme të tjera për Neymar, sikur të mos mjaftonte dëmtimi që vazhdon ta mbajë jashtë fushave të lojës. Braziliani i PSG duhet të përballet tani me një hetim ...

18:28

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI