Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB për 47% të aksioneve të MABCO
Dokumentet e siguruara nga Lapsi.al zbulojnë se si administratori i Aeroportit të Vlorës, Vegim Hoxha, paraqiti në Qendrën Kombëtare të Biznesit deklarata që bien ndesh me shkresat zyrtare të bankës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për të mundësuar kalimin e 47% të kuotave të investitorit zviceran MABCO në favor të kompanisë 2A Group të Valon Ademit.