Flash

Paris Jackson nuk del në mbrojtje të Michael: Nuk është roli im

Lapsi.al 15 March 2019
Paris Jackson nuk del në mbrojtje të Michael: Nuk është roli

Paris Jackson është shprehur se ‘nuk është funksioni i saj’ të mbrojë publikisht babin Michael kundër akuzave për abuzim seksual.

Modelja foli një javë pas transmetimit të dokumentarit “Leaving Neverland”, në të cilin dy burra akuzuan Jackson se abuzoi me ta seksualisht kur ishin fëmijë.

“Nuk ka asgjë për të shtuar, në lidhje me atë që është thënë për sa i përket mbrojtjes së tij,”-shkroi 20-vjeçarja në Twitter.

Ajo shtoi se mbështet familjen e saj për sa i përket pastrimit të emrit të ‘Mbretit të Popit’.

Paris foli pasi u përndoq nga paparacët në New Orleans të enjten.

Një fans tha se ajo do përndiqej vazhdimisht pasi fansat dëshironin të dinin mendimin e saj në lidhje me dokumentarin.

Në përgjigje, modelja lavdëroi kushëririn e saj të dytë Taj Jackson, i cili ka udhëhequr një fushatë mediatike kundër dokumentarit dhe po mbështetet një film rival.

“Taj po bën një punë të shkëlqyer,”-tha Paris. “Unë e mbështes atë por nuk është ky funksioni im.”

20-vjeçarja, është fëmija i dytë nga tre fëmijët e Michael, u kërkoi fansave më parë të qetësoheshin, në vend që të mendonin për akuzat.

Të këshilluara

Denzel Washington vjen me një film thriller

Denzel Washington do të jetë protagonisti i “Little Things”, filmi thriller i prodhuar nga “Warner Bros”. Në qendër të historisë do të jetë Deke (Washington)...

14:13

Kandidatja më e re për çmimin Nobel

Është 15-vjeçe dhe është nominuar për të fituar Çmimin Nobel. Quhet Greta Thunberg, nga Suedia, dhe është bërë e njohur në shumë vende kur nisi e vetme një grev...

13:28

Krizë mes çiftit Justin-Hailey

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë e grua, pavarësisht se ende nuk kanë ecur drejt altarit dhe nuk e kanë kaluar akoma muajin e mjaltit. Por...

11:18

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI