Flash

Tronditet Napoli: shorti e vuri përballë Arsenal dhe... nuk do të ketë Insigne e Diawara e Chiriches

Lapsi.al 15 March 2019
Tronditet Napoli: shorti e vuri përballë Arsenal dhe... nuk do të

Ditë jo për Napolin, që ka mësuar kundërshtarin që nuk do të donte në çerekfinalen e Europa League, Arsenal dhe ka mësuar se nuk do të ketë për përballjen me londinezët dy kolonat e skuadrës Lorenzo Insigne dhe Vlad Chiriches.

Tre javë dëmtim për Insigne e Chiriches dhe të paktën 20 ditë ndalesë për të rikuperuar për Amadou Diawara. Nuk janë aspak të mira lajmet për Napoli, pas rikthimit nga Salzburgu. Tre lojtarët i janë nënshtruar kontrolleve që kanë evidentuar probleme fizike që do ti mbajnë me shumë mundësi jashtë ndeshjes së Europa League kundër Arsenal. Preokupuese është gjendja e kapitenit, që, sipas asaj që bën të ditur klubi, ka pësuar një zgjatje të aduktorit të djathtë.

Për Chiriches, shëmbje e gradës së parë në bicepsin e kofshës së majtë - edhe për mbrojtësin tre javë stop. Ndërsa Diawara, ka pësuar një dëmtim në kockën navikulare të këmbës së djathtë, por edhe për të nuk ka cerekfinale me Arsenal.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI