Flash

Akti i pestë i protestës/ Policia thyen aksionin e opozitës

Lapsi.al 16 March 2019
Akti i pestë i protestës/ Policia thyen aksionin e opozitës

Edhe pse ishte kërkur leje për 48 orë protesta e sotme e opozitës zgjati vetëm 4 orë. Mbështetësit e saj u mblodhën si zakonisht në bulevard përpara Kryeministrisë. I vetmi nga radhët e opozitës që mbajti aty një fjalim ishte ish-deputeti Flamur Noka. Ai hodha akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, si dhe deklaroi se koha e fjalëve tashmë ka mbaruar. Noka bëri thirrje që protestuesit t'i bashkoheshin marshimit për të rrethuar Kryeministrinë. Dhe kështu ndodhi.

Për tre herë radhazi Basha dhe krerët e tjerë të opozitës marshonin përreth selisë së qeverisë. Nuk pati fjalime të tjera dhe as incidente domethënëse, me përjashtim të disa shashkave dhe dëmtimit  të një pjese të gardhit rrethues nga pas Kryeministrisë. Më pas opozita ndyshoi skenar. Turma u zhvendos përpara Parlamentit dhe për disa minuta u konfrontua me policinë. Sapo nisën përplasjet e para, në drejtim të Parlamentit u nisën autoblindat dhe makinat që hedhin ujë. Policia e shpërndau turmën duke përdorur gaz lotsjellës. Gjithashtu drejt protestuesve u hodh edhe ujë nga automjetet.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-16-at-13.34.29.mp4"][/video]

Ky reagin i policisë ishte disi i tepëruar, jo në proporcion me intensitetin e protestës dhe tendencën e mbështetësve të opozitës për të hyrë brenda në Kuvend.  Dukej se nuk synohej kjo gjë. Prej gazit lotsjellës të përdorur nga policia pati edhe të  lënduar nga radhët e protestuesve. Shihni videot më poshtë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-16-at-1.45.23-PM-1.mp4"][/video]

Kryetari Lulzim Basha qëndroi gjatë gjithë kohës mes protestuesve. Para parlamentit ai u pa disa herë edhe duke komunikuar me telefon, por nuk dihet se me kë. I pazakontë ishte ultimatumi i Policisë së Shtetit ndaj Partisë Demokratike. Përmes një njoftimi Policia i dha ultimatum PD-së që të ndërpriste veprimet e dhunshme dhe të kundraligjshme brenda 5 minutash, në të të kundërt ndaj tyre do të përdorej dhuna. Basha e tërhoqi turmën në selinë e PD-së, aty ku mbajti edhe një fjalim përmbyllës për protestën. Basha u kujdes që të jepte edhe një mesazh në anglisht për ndërkombëtarët, duke u thënë se s'mund të ketë stabilitet pa demokraci, s'mund të ketë stabilitet pa drejtësi.

©LAPSI.al 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI