Flash

Atletico denoncon Ronaldon: rrezikon 1-3 ndeshje pezullim

Lapsi.al 16 March 2019
Atletico denoncon Ronaldon: rrezikon 1-3 ndeshje pezullim

Nuk qetësohen polemikat për festimin e Cristiano Ronaldos, që imitoi gjestin pak të hijshëm të Diego Simeone në Wanda Metropolitano. Atletico Madrid po përgatitet të prezentojë në Uefa (që nuk ka hapur ende asnjë procedim disiplinor) për nxitje dhune, duke parë që portugezi i është drejtuar tifozëve colchoneros dhe e ka shoqëruar gjestin me frazën 'bij kur...". Kampioni i Juve rrezikon nga një në tre ndeshje skualifikim.

Artikulli 15 i Disciplinary Regulations të Uefa shpjegon se provokimi i publikut është një ndeshje skualifikim ose për një periudhë specifike për lojtarin në fjalë. Sipas 'As', gjesti është shoqëruar edhe nga një frazë ofensive, që e përkeqëson situatën dhe nuk është e ndëshkueshme me vetëm një gjobë si në rastin e Simeone, që e kaloi me 20mijë euro sanksion.

Në kampin e Juventus, si shpjegon Pavel Nedved pas shortit, nuk presin asnjë skualifikim të CR7, por rreziku është nëse Uefa vendos të pranojë reklamimin e spanjollëve. E në rastin më të keq, portugezi do të mungojë në sfidën e dyfishtë me Ajax dhe në vajtjen e gjysëmfinales së mundshme. Një skenar që i frikëson dhe jo pak tifozët bardhezinj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI