Flash

Mbretëresha aprovon ndarjen e dy familjeve mbretërore

Lapsi.al 16 March 2019
Mbretëresha aprovon ndarjen e dy familjeve mbretërore

Prej kohësh është folur për një ndarje mes familjeve të djemve të princit Charles dhe me sa duket mbretëresha e ka aprovuar. Por, pas këtij vendimi, mund mos të jetë thjesht një mosmarrëveshje.

Madhëria e saj i ka dhënë Meghan-it zv/presidencën e “Queen’s Commonwealth Trust”, ku bashkëshorti i saj, princi Harry është president. Synimi i “Trust” është të afrojë të rinjtë e 53 shteteve të rrjetit të Komonuelthit si një forcë pozitive në shoqëri. Dhe Meghan, që vellon e nusërisë e kishte të qëndisur me lule nga 53 vendet e Commonwealth-it, ishte zgjedhja e duhur.Mbretëresha zyrtarizoi ndarjen e “Royal Household” të William e Kate, nga ajo e Harry e Meghan. Makineria organizative dhe operative që qëndron pas mbretërorëve drejtohej nga dy vëllezërit. Por, prej muajsh përflitet dhe për ndarje mes dy familjeve të reja, prej mosmarrëveshjeve mes Kate e Meghan.

Në fakt, sipas medies britanike, lëvizja e mbretëreshës duhet parë në një tjetër këndvështrim. Është një shenjë se kalimi i fronit nga Elizabeth te Charles po bëhet gjithnjë e më konkret. Kjo çon dhe në ndarjen e rrugëve të në të ardhmen e William dhe Harry. William e Kate, me përfshirjen në “Household” të dukëve të Cambridge shkojnë drejt rrugës për të pasur Charles në fron. Ndërsa Harry, me “Royal Household” të dukëve të Sussex, duke mos qenë i destinuar për fronin, bashkë me Meghan mund të ndihen ende të lirë për të vepruar dhe të interpretojnë çiftin mbretëror në shoqërinë e sotme.

Të këshilluara

Sam Smith: Nuk jam as burrë as grua

Sam Smith, ka folur për gjininë dhe sfidat që ka kaluar për ta pranuar trupin e tij ashtu siç është. 26-vjeçari foli hapur në një intervistë me Jameela Jamil...

10:54

FOTO/ Divorcohet Grida Duma

Grida Duma, ish-deputete e PD-së, njëherësh anëtare e kryesisë së kësaj partie ka vendosur t’i japë fund martesës me bashkëshortin e saj Ilir Shqina. Ka qenë Du...

20:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI