Flash

“Washington Post”: Protestuesit sulmojnë parlamentin, Rama nuk tërhiqet

Lapsi.al 16 March 2019
“Washington Post”: Protestuesit sulmojnë parlamentin, Rama nuk

“Mbështetësit e opozitës shqiptare u përleshën me policinë gjatë përpjekjes për të sulmuar ndërtesën e parlamentit këtë të shtunë në një protestë kundër qeverisë, të cilën ata akuzojnë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar”.

Kështu nis një shkrim i prestigjiozes amerikane Washington Post për protestën e opozitës në Shqipëri.

“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën së pari në bulevardin kryesor të kryeqytetit përpara zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit, të udhëhequr nga udhëheqësi demokrat Lulzim Basha, pastaj shkuan në ndërtesën e parlamentit dhe u përpoqën të thyejnë kordonët e policisë duke hedhur tymuese dhe objekte të tjera mbi forcat e rendit. Policia i shpërndau ata me gaz lotsjellës dhe me ujë. Disa protestues u plagosën dhe u ndihmuan nga të tjerët rreth tyre.

Opozita, ligjvënësit e të cilëve kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzon të dialogojë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë, për të përgatitur zgjedhje të parakohshme. Më herët, hodhën tymuese dhe flakadanë mbi radhët e policisë jashtë zyrës së kryeministrit dhe shumë bërtitën “Rama ik!” Qindra policë që rrethonin ndërtesën e qeverisë nuk u përgjigjën.

“Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveçse të protestojmë derisa të kthejmë demokracinë dhe sundimin e ligjit", - tha Basha për “The Associated Press” në një intervistë përpara fillimit të tubimit.

Pas rreth 40 minutash nga hyrja e parlamentit, udhëheqësi i opozitës i drejtoi të gjithë njerëzit drejt selisë së tij, duke u zotuar të vazhdonin me protesta të përditshme "në çdo qytet, lagje, rrugë, shtëpi, fshat. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të marrë demokracinë mbrapsht përveç protestave masive," - tha ai.

Presidenti Ilir Meta, i cili është në një vizitë në Azerbajxhan, i bëri thirrje opozitës për të protestuar "në mënyrë paqësore".

Socialistët në pushtet kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Disa vende të lira në parlament janë marrë nga kandidatët e opozitës. Partitë e opozitës fajësojnë socialistët për "blerjen" e atyre njerëzve, një akuzë që qeveria e mohon. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe për t'u ulur për bisedime. Basha gjithashtu i dërgoi një mesazh komunitetit ndërkombëtar.

"Ftesa ime për të gjithë është të dëgjojmë më pak autokratë të korruptuar si Edi Rama... Dëgjoni zërin e njerëzve," - tha ai.

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, me policinë që vendos gazin lotsjellës. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim” – mbyllet shkrimi i Washington që i referohet agjencisë “The Associated Press”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI