Flash

Video/ Triumfojnë skuadrat e Merseyside: Liverpool në krye i vuajtur, Everton leksion Sarrit

Lapsi.al 17 March 2019
Video/ Triumfojnë skuadrat e Merseyside: Liverpool në krye i vuajtur,

Pas kualifikimit me fitoren fantastike 1-3 në Mynih përballë Bayern, Liverpool kthen vëmendjen në Premier League ku tenton të mbajë nën presion Manchester City, që duhet ende të luajë. Të paktën për 24 orë të Kuqtë janë rikthyer kryesues në kampionat, me fitoren e vuajtur 1-2 përballë Fulham. Në Londër u duk e thjeshtë në golin e Mane. Sulmuesi është kthyer në liderin e skuadrës nga Merseyside, duke shënuar me rregullsi, atë që nuk po e bën në fakt Salah.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/g5MVEncgs99qFGQNQA4p_17_e294b72184a085193a70f7e3d0f4cb39_video_720p_converted.mp4

E megjithatë, egjiptiani nuk ka humbur peshë në hierarkitë e Jurgen Klopp, që vazhdon ta mbajë në fushë, duke mos i dhënë asnjë shans për momentin Xherdan Shaqirit. E komplikoi historinë dhe rrezikoi të ishte njeriu që do të kujtohej si ai që i hoqi mundësinë e titullit ish-skuadrës së tij, Ryan Babbel, kur barazoi rezultatin në minutën e 74.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/H5TwjwYdUu5pfbsnYTqC_17_72512da858618814852c98ef6502f58c_video_720p_converted.mp4

E megjithatë sforcot e fundit të të kuqve sollën suksesin 9 minuta nga fundi, me një 11 metërsh të shëndërruar në gol nga Milner. 76 pikë për Liverpool, që për momentin ka dy më shumë se Citizens, ndërsa suksesi i skuadrave liverpulase është kompletuar nga Everton, që në Goodison Park ka thyer 2-0 Chelsea, duke e rifutur në telashe Maurizio Sarri.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/fu7N7Yo93wr5WCCWOkLf_17_8694c15c93a77edcffed5489df3d9c5f_video_720p_converted.mp4

Blutë e Londrës janë befasuar në transfertë nga golat e sulmuesit

Richarlison, në minutën e 49’ e më pas Gylfi Sigurdsson në minutën e 72’, që i shkaktuan londinezëve humbjen e shtatë sezonale. Everton ngjitet në vendin e 11 me 40 pikë, por me investimet e cmendura të bëra në verë është një rezultat i papranushëm dhe praktikisht një sezon i dështuar. Chelsea mbetet jashtë Champions për momentin, por në lojë për objektivin e rëndësishëm, duke qenë se Arsenal, qëpozicionohet i katërti, është vetëm tre pikë larg. Skuadra e Sarrit me 57 pikë, renditet në vendin e gjashtë në Premier League, por kaq nuk i mjafton teknikut italian për tu rikonfirmuar në pankinë dhe ai e di mirë këtë...

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/n6oZo9xUrxlpW1W452qX_17_70e7543492001b17f7b04bec39c372d4_video_720p_converted.mp4

Të këshilluara

F1/ Ferrari duhet të falenderojë... Bottas

Valtteri Bottas. Ndoshta duket edhe si humor, por është pikërisht ai që i dhuroi Ferrari të vetmin lajm të mirë në një javë të jetuar në hije. Stafi i skuderisë...

15:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI