Flash

E vërteta e procesit të Shkëlzen Berishës në Florida

Lapsi.al 18 March 2019
E vërteta e procesit të Shkëlzen Berishës në Florida

Prej disa ditësh në mediat tona është rihapur tema e një procesi të zhvilluar në Florida, mes Shkëlzen Berishës dhe autorit amerikan të librit për Gërdecin Guy Lawson. Në fakt, për këtë gjyq që i biri i ish-kryeministrit e ka humbur që në dhjetor të vitit të shkuar (pra jo tani) ka pasur shumë dëshmi kontradiktore. Eksponentë të lartë socialistë e kanë shfrytëzuar këtë në mënyrë propagandistike duke thënë se gjykatat amerikane dëshmuan përfshirjen e Shkëlzenit në Gërdec, se kjo ishte një gur prove që procesi duhet hapur edhe në Tiranë (ku pavarësisht provave të shumta ai nuk u thirr asnjëherë në prokurori), se akuzat e bëra që nga mediat vendase e deri tek “New York Times” dhe “Rolling Stones” u vërtetuan.

Nga ana tjetër vetë Shkëlzen Berisha pretendon se ky proces tregoi se historia e përfshirjes së tij në trafikun e çmontimit të predhave dhe fishekëve ishte një mashtrim. Se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me arkitektë e Gërdecit, se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me të ndjerin Kosta Trebicka, i cili mbeti i vdekur disa muaj më vonë.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

Po si qëndron e vërteta?

Si duhet lexuar ajo përtej interesit të palëve dhe mashtrimeve që bëjnë ato?

Historia është më e thjeshtë. Ajo sa nuk provon se i biri i kryeministrit ishte i përfshirë në katastrofën e gërdecit dhe as nuk e shfajëson atë. Ai qe thjesht një proces mes “sy peshkaqenit” dhe autorit të librit dhe shtëpisë botuese që botoi “Armët dhe çunat” të Guy Lawson.

Duke pretenduar se kishin shpifur për të, Shkëlzen Berisha i hodhi ata në verën e vitin 2017 në një gjykatë të Floridës, duke i kërkuar shumën marramendëse të 60 milionë USD për cenim të imazhit të vet.

Në dhjetor ai e humbi këtë proces dhe gjykata për këtë përdori një parim të njohur, faktin se Shkëlzen Berisha, si person publik, si bir politikani të lartë, ka një lloj mbrojtjeje më vulnerabël, sesa një qytetar i zakonshëm.

Gjykata përmendi ashtu edhe faktet se media vendase dhe ndërkombëtare e kishin përdorur emrin e tij publikisht, prandaj për këtë, nuk mund të fajësohej autori Guy Lawson dhe botuesi i tij.

Në vendin e lirisë së fjalës djali i Berishës e humbi betejën ligjore me shkrimtarin vepra e të cilit u bë edhe film në Hoollywod.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Shkoni në kinema, por mos kërkoni Shkëlzenin

Kjo është e vërteta.

Gjithçka tjetër edhe versioni i Shkëlzenit se ai doli më i pastër edhe ai i armiqve të tij se ky proces vërtetoi implikimin e tij në Gërdec, janë gënjeshtra.

Në Tiranë, dinë më shumë se kaq, ndërhyrjet e Shkëlzenit nëpër ministri për Gërdecin, telefonatat e tij të panumërta me aktorët kryesorë të kësaj afere, përfshirjen e miqve dhe të afërmve të tij në fabrikën e vdekjes, tashmë janë bërë publike. Por, procesi i Floridës, nuk është as një provë më shumë apo më pak për ti vërtetuar ose jo ato. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI