Flash

FOTO/ Invazion, thika e luftime me policinë: ndërpritet derbi i Athinës

Lapsi.al 18 March 2019
FOTO/ Invazion, thika e luftime me policinë: ndërpritet derbi i

Një mbrëmje tjetër cmendurie në futbollin grek. Derbi Panathinaikos-Olympiacos është ndërprerë nga arbitri gjerman Fritz në minutën e 72'. Pas golit të miqve një grup tifozësh ka dalë nga stadiumi dhe është përplasur me policinë. Agjentët kanë qëlluar me gaz lotsjellës për të spastruar zonën, por tymi me substancat toksike ka përfunduar edhe brenda stadiumit duke e bërë ajrin të papërshtatshëm.

Tensioni kishte filluar që në fillim të ndeshjes, me invazionin e tifozëve. Nga dëshmitë e lojtarëve të Olympiakos, tifozët e Panathinaikos ishin futur në stadium me armi, mes të cilave thika. Tani klubi vendas, përvec humbjes 0-3 në tavolinë, mund të penalizohet edhe me gjashtë pikë, tre për ndeshjen e pezulluar e tre për ndërhyrjen e tifozëve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI