Flash

Sherr në pankinën e Milan, mes Kessie e Biglia: në fund vendoset "paqja"

Lapsi.al 18 March 2019
Sherr në pankinën e Milan, mes Kessie e Biglia: në fund vendoset

Mund të mos jetë faktori kryesor i humbjes së Milan në derbin me Inter, por tregon gjendjen psikologjike të kuqezinjve. Sherri në pankinën e Milan, gjatë ndeshjes, ka patur protagonistë Kessie e Biglia, që janë ndarë nga shokët e skuadrës. Tërbimi dhe nervozizimi duket se kanë qenë në bazë të konfliktit: lojtari nga Bregu i Fildishtë është ankuar për zëvendësimin e argjentinasi e ka ftuar të respektojë zgjedhjet e trajnerit dhe atë që hyri në lojë në vend të tij (Conti). Këtu ka shpërthyer edhe sherri, me Kessie të ngarkuar psikologjikisht duke qenë se në fushë u bë objekt i thirrjeve raciste nga tifozët interistë, por arbitri Guida nuk mori asnjë masë.

Në përfundim të ndeshjes gjithcka u zgjidh në mënyrë paqësore, me deklaratat e dhëna nga Kessie. "Kisha brenda vetes dëshirën për të fituar, dola nga fusha pak nervoz. I kërkoj ndjesë Lucas, është më i madh se unë e duhet të mësoj prej tij, i kërkoj ndjesë edhe tifozëve e trajnerit", komentoi Kessie.

Maturi edhe në deklarata ndërkohë nga Biglia, që jep versionin e tij të fakteve: "Përgjegjësi i parë jam unë, ai e di çfarë i thashë, e sqaruam mes nesh. Bëmë një figurë të shëmtuar, më vjen keq për të gjithë. Jemi këtu për ti kërkuar ndjesë shoqërisë, tifozëve e trajnerit. Më vjen rëndë, por e marr përgjegjësinë, jam më i madh dhe duhet të jem i qetë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI