Flash

Akuza hollandeze për Juventus: "Në '96 ishin me doping, duam hakmarrje"

Lapsi.al 19 March 2019
Akuza hollandeze për Juventus: "Në '96 ishin me doping, duam

Pas përmbysjes së madhe kundër Atletico Madrid, kundërshtar i Juventus në cerekfinale të Champions League do të jetë Ajax. Edhe pse hollandezët janë skuadra zbulim i kompeticionit pasi eleminuan Real Madrid duke shënuar 4 gola në Bernabeu, shorti për bardhezinjtë ka qenë i favorshëm. Në fakt sfida me Ajax i kthen hollandezët në të shkuarën, kur humbën Kupën e Kampionëve në maj të 1996 në finalen e Romës. Atë mbrëmje në stadiumin Olimpico ishte edhe David Endt, ish-mesfushori që më pas u bë menaxher i skuadrës, që ka ndezur cerekfinalen me disa deklarata që do të bëjnë shumë të diskutojnë: "Kemi dëshirë për hakmarrje për atë finale të ’96 - ka thënë ai për Radio Kiss Kiss – Juventus i atëhershëm u tregua se ndoshta ishte pak me doping, të dhemb akoma të humbasësh kështu".

“Juventus është favorite, mbi këtë nuk ka dyshime - shtoi hollandezi – por Ajax e ka treguar veten një skuadër në lartësinë e duhur. Ai kujtim i të shkuarës është një stimul më shumë për të fituar, me gjithë respektin për Juventus". Fjalë që ndezin që tani një ndeshje të destinuar të luhet jashtë dhe brenda fushës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI