Flash

Fair Play Financiar, PSG fiton betejën kundër Uefa-s

Lapsi.al 19 March 2019
Fair Play Financiar, PSG fiton betejën kundër Uefa-s

Cas i ka dhënë të drejtë Psg në seancën kundër Uefa mbi fair play financiar, duke anulluar vendimin e organizmit të futbollit europian për të riekzaminuar financat e klubit parisien. Komisioni i kontrollit financiar të Uefa kishte vendosur, në shtator, të rihapte dosierin Psg, mbyllur në qershor e ku në qendër ishin shpenzimet e verës 2017 (më shumë se 400 milionë për Neymar e Mbappé). Psg kishte prezantuar ankimimin në Cas që anulloi riekzaminimin, duke shpjeguar se e konsideron procedurën e qershorit "të mbyllur e përfundimtare".

Në qendrimin e klubit të Al Khelaifit spikat entuziazmi për vendimin e dhënë nga Gjykata Arbitrare e Sportit në Lozanë (CAS), për të konfirmuar atë që Dhoma e Investigimeve mori në 13 qershor 2018. "Paris Saint-Germain ka ndjekur gjithnjë rregullat dhe ka kërkuar gjithnjë të përgjigjet me qetësi e transparencë ndaj kërkesave të vazhdueshme të UEFA e Dhomës investigative të entit të kontrollit financiar të klubit, si formalisht ashtu dhe në thelb".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI