Flash

France Football zbulon trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave: futbolli total mbizotëron kreun

Lapsi.al 19 March 2019
France Football zbulon trajnerët më të mirë të të

Eshtë hollandezi Rinus Michels, krijuesi i futbollit total, strategu i sukseseve të para të Ajax e Barcellona e trajner i Orange që fituan Euro 1988, trajneri më i mirë i historisë. Përcaktimin e ka bërë 'France Football'. Në podiumin e 50 trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave janë sir Alex Ferguson, legjenda e United, e Arrigo Sacchi, të cilit revista franceze i njeh meritën "e ndryshimit të mentalitetit" të futbollit italian me Milanin e tij.

E ndjekin treshen e parë Johan Cruyff e Pep Guardiola, nxënës të Michels tek Barcellona, e 'koloneli' Valeri Lobanovski. Vetëm i shtati magjistari Helenio Herrera, që e coi Inter të fitonte dy herë Kupën e Kampionëve. Më pas është Carlo Ancelotti "pikë referimi në shekullin XXI". Mbyllin 10 më të mirët, tekniku austriak Ernst Happel e anglezi Bill Shankly. Vendi i 12 për Giovanni Trapattoni, i vetmi bashkë me gjermanin Udo Lattek që ka fituar të gjithë kompeticionet kryesore të Uefa e kampionatin kombëtar në Itali, Gjermani, Portugali e Austri. Menjëherë pas Trapattoni është José Mourinho. në vendin e gjashtëmbëdhjetë ulet Marcello Lippi, ndër të paktit që ka fituar si Kupën e Kampionëve ashtu dhe Botërorin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI