Flash

Gazzetta dello Sport mbështet Strakoshën: Ditëlindja e hidhur e portierit, Panucci e përjashtoi, por një lumë urimesh vijnë për 24 vjetorin

Lapsi.al 19 March 2019
Gazzetta dello Sport mbështet Strakoshën: Ditëlindja e hidhur e

Të dielën Thomas Strakosha shtrëngoi dhëmbët në mesin e pjesës së dytë të ndeshjes me Parmën. Dhimbja në shpatull po ndihej përsëri. Në pankinën e Lazio u bë alarm, Proto nisi të bëjë nxemjen. Pas pak minuta pritje, Strakosha i siguroi të gjithë: mund të vazhdonte dhe e coi deri në fund ndeshjen me emilianët. Nuk dëshironte të ndalej dhe as të hiqte dorë nga thirrja e Shqipërisë. Kombëtarja ka qenë gjithnjë motiv krenarie, përvec një cështje familjare, duke qenë se portën e saj e ka mbrojtur edhe i ati, Fotoq.

Strakosha në fakt ndaloi, por për shkak të trafikut të Romës, duke mbërritur me vonesë në aeroport. Ndërkohë, kishte lajmëruar për atë që ndodhi trajnerin e Shqipërisë, Christian Panucci. E garantoi se do të merrte fluturimin e ardhshëm për në Tirana për tu bashkuar me kombëtaren. Por përgjigja ishte drastike: Strakosha përjashtohet nga lista e të grumbulluarve dhe asnjë justifikim nuk u mor parasysh.

Në vend të tij u thërrit Selmani, portieri i Under 21, që do të bëjë pjesë në skuadrën e Panucci për sfidat kundër Andorra e Turqisë. Mbi këtë cështje Armand Duka, presidenti i federatës së futbollit deklaroi: “Më vjen keq për Strakosha që është një nga lojtarët tanë më me kualitet, por disiplina është e rëndësishme për skuadrën. Nga ajo që me tha trajneri, Thomas nuk kishte arsye për të munguar”.

Sot numri 1 i Lazio feston 24 vjec. Një lumë urimesh për ditëlindjen, edhe nga ana e shoqërisë dhe shokëve përmes rrjeteve sociale. Hidhërimi për këtë mungesë me Shqipërinë shpejt do të kalohet. Me grumbullime të tjera, por edhe me momentin e bukur që po kalon tek Lazio, që ka rinisur rrugën drejt Champions. Pasditen e nesërme, me rikthimin në stërvitje në Formello, portieri shqiptar do të festojë bashkë me Inzaghi e skuadrën. E pastaj, pauza e kampionatit do ti lejojë rikuperimin plotësisht nga dëmtimi në shpatull, të pësuar në fund të derbit me Romën në 2 mars. Shanset e kualifikimit në Champions për sezonin e ardhshëm janë edhe në duart e Strakoshës, që në këtë kampionat, ashtu si edhe në atë të kaluarin, nuk ka munguar një minutë. Do të donte ta bënte edhe me kombëtaren...por nuk e la Panucci.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI