Flash

Giggs i mbyll "gojën" Ibrahimovic: "Ne 2000 ndeshje me Utd, por ai di më shumë..."

Lapsi.al 19 March 2019
Giggs i mbyll "gojën" Ibrahimovic: "Ne 2000 ndeshje me Utd,

Përgjigje e kundërpërgjigje. Pas sulmit të Zlatan Ibrahimovic ndaj disa ish-lojtarëve të Manchester United, të akuzuar nga suedezi se e kritikojnë shumë skuadrën e Solskjaer e mbi të gjithë Paul Pogba, vjen e menjëhershme replika e fortë e Ryan Giggs. "Ne kemi luajtur më shumë se 2mijë ndeshje së bashku, por me siguri që ai di më shumë...", është shprehur ish-legjenda e Red Devils, duke u munduar ti mbyllë gojën Zlatan, duke i dhënë rëndësi ndjesisë së përkatësisë me klubin.

"Ferguson ka vendin e tij në histori por tani Manchester United duhet të shkojë përpara, duhet të gjejë identitetin e tij", kishte sugjeruar Ibra, duke drejtuar gishtin kundër disa ish-lojtarëve të mëdhenj të Djajve si Gary Neville, Paul Scholes apo Paul Ince, që nga tv angleze shpesh janë shumë kritikë me United. "Nuk jam më në klub e nuk mund të qendroj gjithë kohën në tv duke kritikuar apo duke u ankuar - ka shtuar suedezi -. Nëse duan të punojnë për United, ta provojnë". Batutën më të mirë gjiganti e kishte lënë për në fund: "Kur ishte Ferguson rrinin me gojë mbyllur, tani që nuk është më nisën të flasin. Por nuk e di nëse i ka autorizuar Ferguson...".

Fjalë të rënda, që kanë goditur në shënjestër, duke provokuar reagimin e Ryan Giggs, ish-legjenda e Manchester Utd. "Vetëm Bytt është ende i lidhur me klubin, por kur ke luajtur më shumë se 2mijë ndeshje së bashku besoj se një opinion mund ta kesh - shpjegoi tekniku aktual i Uellsit -. Ndonjëherë është pozitive, ndonjëherë negative, por nuk ka asnjë efekt tek rezultatet. Jemi tifozë, ky është futbolli, mund edhe të kesh opinione të ndryshme".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI