Flash

VIDEO/ Studentët diskreditojnë ministrin Lleshaj: Për ç'a e këshilloje Ramën kur u mbush vendi me kanabis?

Lapsi.al 19 March 2019
VIDEO/ Studentët diskreditojnë ministrin Lleshaj: Për

Një incident ka ndodhur sot gjatë vizitës së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Durrës. Lleshaj i shoqëruar nga kreu i Policisë Ardi Veliu dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ku është pritur me protesta nga studentët.

Në momentin që Lleshaj dhe Dako mbërritën në universitet u pritën me thirrjet “turp”, “turp”, “turp”. Dako ka hyrë brenda ndërsa ministri i Brendshëm është përballur me studentët. Një nga të rinjtë e akuzon ministrin e se e ka helmuar me gaz lotsjellës.

Lleshaj: Çfarë do doje prej meje?

Studenti: Për çfarë keni ardhur këtu? Ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë. Ju jeni qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim vesh një orë më parë se po vjen ministri. Sikur është duke ardhur shërbimi sekret.

Lleshaj: Ju e caktoni ku hyj unë e ku nuk hyj unë.

Studenti: Nuk e caktojmë ne, ne duhet ta dimë.

Lleshaj: Kush jeni ju?

Studenti: Unë jam Ndrec Pjetraj qytetar i këtij vendi që ti më kë helmuar mua. Je ministri i Brendshëm, na ke helmuar me gaz.

Lleshaj: Nëse do të vish të komunikosh hajde komuniko mos fol kështu.

Studenti: Kemi komunikuar aty në shesh me lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni, hë na thoni? Kush janë masat që do merrni? Do më arrestojnë këta shoqëruesit tuaj. Turp t’ju vijë!

Lleshaj: S’kam ardhur për këtë punë.

Pas ministrit të Brendshëm në universitet ka hyrë edhe Vangjush Dako. Studentët e kanë pritur me thirrjet 'turp, turp...', si dhe e kanë akuzuar për betonizim të qytetit të Durrësit. Shihni më poshtë videon që sjell Lapsi.al 

https://www.youtube.com/watch?v=3WffTwSlAhw&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI