Flash

Zaniolo mahnit Juventus: ofertë 60 milionë euro për Romën

Lapsi.al 19 March 2019
Zaniolo mahnit Juventus: ofertë 60 milionë euro për Romën

Juventus e ka seriozisht për Nicolò Zaniolo. Bardhezinjtë janë favoritët për të rrëmbyer talentin 19 vjecar, që Roma mund të jetë e detyruar ta shesë në verë, në rast të mungesës së kualifikimit në Champions League. Sipas 'TuttoSport', lista e pretendentëve për mesfushorin verdhekuq përfshin edhe Real Madrid e Manchester City, por kampionët e Italisë janë të vetmit që kanë prezantuar një ofertë konkrete prej 60 milionë euro.

Armiq historikë të shumë betejave, por në këtë pikë Juventus duhet të bëjë tifo për Inter e Milan në garën për Champions League. Sepse pa pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian, verdhekuqtë mund të jenë të detyruar të shesin ndonjë lojtar të rëndësishëm për të rregulluar bilancin dhe xhevahiri më shkëlqyes në vitrinën e Romës është Zaniolo.

19 vjecari i pëlqen prej kohësh Paratici, që kur njeriu i merkatos bardhezi kishte harruar një fletë në një restorant milanez, me listën e objektivae të merkatos, ku shkruhej edhe Zaniolo. Kështu, bardhezinjtë kanë vendosur të djegin konkurencën me shpejtësinë e bindjes. Nëse të tjerët janë tek sondazhet, Juventus kërkon të përsërisë goditjen Pjanic.

Operacioni për të freskuar organikën do të prekë mbrojtjen e sulmin. De Ligt është objektivi i madh, por konkurenca e Barcellona është e fortë dhe katalanasit duken në avantazh. Federico Chiesa vazhdon të jetë i vëzhguari special, me Douglas Costa që pëlqehet shumë në Premier League.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI