Flash

Juventus projektohet “made in Italy”, por Marotta kërkon ti rrëmbejë Chiesa

Lapsi.al 20 March 2019
Juventus projektohet “made in Italy”, por Marotta kërkon ti

E akuzojnë shpesh për simulues, por askush nuk mund të vendosë në dyshim talentin e Federico Chiesa. Mbi sulmuesin e Fiorentina kanë hedhur sytë klubet kryesore italiane, por edhe disa të rëndësishme europiane. Sulmuesi i ri është i hapur një një mundësi të madhe, edhe pse në Firenze po përpiqen ta blindojnë duke i rinovuar kontratën deri në 2024, me rritjen e pagesës deri në 3 milionë euro plùs bonus, sepse duhet zbrapsur sulmi mbi të gjithë i Juventus.

Bardhezinjtë janë favoritë për Chiesa, që së bashku me Zaniolo konsiderohet një element fondamental për të vazhduar të bazohet mbi një skuadër "made in Italy". Sigurisht që kërkesa për 21 vjecarin është e lartë: për ta marrë nga Violët duhen të paktën 60-70 milionë euro. Jo pak për një klub që nuk mund të bëjë cmenduri në merkato, pas Cristiano Ronaldo. Për këtë në Torino po mendojnë zërat në shitje dhe Douglas Costa duket më i predispozuari për tu larguar, me një cmim që superon 50 milionë.

Juventus nuk mund të humbasë kohë, sepse konkurenca është e lartë. Liverpool, Psg e Bayern Mynih po e ndjekin me interes Chiesa, që edhe në Itali ka pretendentë. Pas kampionëve të Italisë vjen Inter. Marotta ëndërron goditjen e madhe italiane, por duhet të bindë Federico të pranojë sfidën zikaltër. Inter është gati ta provojë me 4/5 milionë euro plùs bonus dhe një project teknik të nivelit të lartë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI