Flash

Vrasja e Belardinelli para Inter-Napoli: pesë të dënuar dhe një pakt i bërë

Lapsi.al 20 March 2019
Vrasja e Belardinelli para Inter-Napoli: pesë të dënuar dhe

Është mbyllur me pesë të dënuar dhe një pakt të arritur procesi, në Milano, në lidhje më përplasjet e ndoshura përpara ndeshjes së Serie A Inter-Napoli jashtë San Siros në 26 dhjetor, ku humbi jetën Daniele Belardinelli. Kryetifozi i Varese është përplasur dhe shtypur nga një ose dy makina dhe më keq nga kjo ngjarje e ka pësuar Mino Ciccarelli, krye tifozi i Viking, që është dënuar me tre vjet e 8 muaj.

Marco Piovella, i konsideruar shefi i Boys të kthesës zikaltër, është dënuar dy vjet e 10 muaj. 3 vjet heqje lirie për Alessandro Martinoli, ultras i Varese, që, sipas hetimeve, ka qenë në shtëpinë e Belardinelli ditën e Krishtlindjes së bashku me Piovella për të përgatitur sulmin blitz në rrugën Novara kundër tifozëve napoletanë. Me dy vjet e gjashtë muaj, janë dënuar edhe dy tifozët ultra të inter Francesco Baj e Simone Tira. Është pranuar pakti, për një vit e 10 muaj për Luca Da Ros, që ka dhënë një seri elementesh të nevojshëm për hetimet.

Mbetet i hapur hetimi për të arritur identifikimi i ultrasve të tjerë që kanë marrë pjesë në përplasje (janë rreth 20 të hetuar) e ajo për të saktësuar makinën ose makinat që kanë shtypur, duke e vrarë, Belardinelli. Të gjithë të hetuarit akuzohen për vrasje të qëllimshme, krim që nuk përfshihej në këtë proces.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI