Flash

Zbërthimi/ Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të Metës?

Lapsi.al 20 March 2019
Zbërthimi/ Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë

Ka një keqkuptim masiv lidhur me thelbin e deklaratave të forta të Ilir Metës nga Pogradeci. Shumica e mediave po merren me dy togflalsha që shkaktojnë bujë ( “Mund të dorëzoj mandatin e presidentit”, “mund të vetësakrifikohem si Salvador Allende) pa lejuar të dallohet ato që thuhen nën rreshta.

Në derklaratën e tij të paprecedent Presidenti thekson se në një parlament të cilin kushtetuta e përcakton në mënyrë eksplicite që duhet të përbëhet nga 140 deputetë, vetëm 82 janë të ligjshëm. Pra që këtu, dhe sidomos në kushtet që Meta thekson se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, parlamenti mund të interpretohet si jo legjitim. Një interpretim i tillë mund të ishte hedhja e shtratit ligjor për zgjedhjet e parakohëshme, pasi ky kuvend i përgjysmuar nuk mund të jetë kushtetues.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

Për këtë arsye fraza, e Ilir Metës nga Pogradeci që kërkon më shumë interpretim dhe që duhet lexuar në filigran është kjo: “Në vlerësimin dhe bindjen time, Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm përfshi dhe 3 deputetët e opozitës të cilët nuk pranuarn të djegin mandatet. Çdo numër tjetër jo vetëm që e thellon krizën, por sigurisht që nuk ndihmon në kapërcimin e situatës, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet, Kushtetues, Ligjor, Procedurial, politik dhe në planin moral”.

Pra me këtë tezë kreu i shtetit jo vetëm vë në pikpyetje legjitimitetin e parlamentit por edhe të deputetëve që po futen aty rishtaz. Ndrësa Shumica, parlamentare, KQZ-ja, diplomatët perendimorë i kanë konsideruar ata të ligjshëm Meta ngre hipotezën se ata nuk janë të tillë, madje  i krahason ata me 1 milionë shqiptarë të tjerë “që mund të plotësojnë formularin e dekriminalizimit”.

Po nga nidet presidenti për hedhjen e kësaj ideje. Interpretimi që këshilltarët e tij ligjorë kanë bërë mbështetet me sa duket tek neni 164 i kushtetutës që përshkruan procedurën se sib ëhet djegja e mandateve.

Siç shihet në faksimilen më lart (me bold) procedura e djegjes së mandateve mund të mos konsiderohet e plotë dhe ajo kërkon një interpretim nga Gjykata kushtetuese që mungon.

 

Ky me sa duket është thelbi i mesazhit që ka dashur të përçojë presidenti: Një parlament ilegjitim të mbushur me deputetë të rinj po aq ilegjitimë

Natyrisht kjo çështje kërkon interpretim juridik, por ai është mesazhi i fortë që donte të lëshonte Meta. Ndoshta për tërhequr edhe më shumë vëmendjen e tij ai foli edhe për dorëheqje apo për vetësakrifikim alla Aliende, me të cilat po merren të gjithë?

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Deklaratë e fortë/ Ilir Meta: Jam gati të lë mandatin e presidentit

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI