Flash

E fshehta e bisedës së Icardi me Zhang: "Një turpërim i panevojshëm që më hoqët shiritin"

Lapsi.al 21 March 2019
E fshehta e bisedës së Icardi me Zhang: "Një turpërim i

"Nuk I kam treguar askujt mungesë respekti, kam 97,5% të pjesëmarrjeve në stërvitje, askush nuk është ankuar ndonjëherë për profesionalitetin tim e as për sjelljen time; heqja e shiritit ishte një turpërim i panevosjshëm". Këto janë fjalët, të sjella nga 'Repubblica', të deklaruara nga Mauro Icardi në takimin ballë për ballë me presidentin e Inter Steven Zhang në vigjilje të derbit e që ishte deciziv për kthimin në grup të sulmuesit.

Ideatorët e takimit mes Icardi e Zhang, që u zhvillua në secret të madh pikërisht në vigjilje të derbit që u fitua kundër Milan, ishin administrator i deleguar Beppe Marotta e avokati Paolo Nicoletti, që kujdeset për interesat e Mauritos. Në takim, presidenti zikaltër – sipas asaj që tregon 'Repubblica' - ka mbrojtur autonominë e Spalletti e të klubit duke "ftuar lojtarin të ketë një sjellje më të përshtatshme. Biseda e fundit mes Marotta e Nicoletti hapi dyert më pas për rikthimin përfundimtar në grup të sulmuesit, jashtë që në 13 shkurt, kur Inter i hoqi shiritin e kapitenit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI