Flash

Luftë menaxherësh për Skriniar: "Raiola, qendro larg lojtarit"

Lapsi.al 21 March 2019
Luftë menaxherësh për Skriniar: "Raiola, qendro larg

"Real Madrid e Barcellona e duan Skriniar, por duhet të bindin Inter ta shesë". Mithat Halis, menaxheri i mbrojtësit zikaltër, ka lëvizur fort ujërat e merkatos: "Nëse Real do ta dojë vërtetë mund të bëjë një tentativë, por ka shumë menaxherë kanibalë si Raiola që duan ta ngatërrojnë. Ai ka një kontratë me ne". Në fakt shifrat që qarkullojnë për Skriniar janë të jashtëzakonshme, ashtu si pohon vetë menaxheri: "Inter e pagoi 28 milionë, City e donte për 55. Tani vlera e tij prek 100 milionët".

"Skriniar ka një sjellje shumë profesionale - vazhdoi Halis të thotë për As -. Janë disa agjentë që tentojnë ti cojnë lojtarët në skuadrat që i duan. Mino Raiola, agjenti i Pogba e Ibrahimovic, tenton të bëjë ekzaktësisht këtë. Kërkon të ngatërrojë Skriniar, por ai është një lojtar i agjensisë sonë. Kemi një kontratë me të dhe një transferim eventual i tij më duket mjaft i komplikuar pikërisht për tentativat e këtyre ndërmjetësave kanibalë“.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI