Flash

Protesta e opozitës/ Parlamenti përsëri nën rrethim

Lapsi.al 21 March 2019
Protesta e opozitës/ Parlamenti përsëri nën rrethim

Pas rreth 6 orësh opozita e mbylli protestën e radhës përpara Parlamentit. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka iu drejtua protestuesve me mesazhin nga Brukseli të Lulzim Bashës.

“Edhe njëher doja t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për sot për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruskel që janë pjesë të fitores që na pret. Jemi nisur në një rrugë që nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë që na ndal. Nuk do ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri derisa të kthehet demokracia. Suksese dhe fitore.”, ishte mesazhi i Bashës që lexoi Paloka.

Më herët gjatë protestës mbështetësit e opozitës u konfrontuan me policinë përpara parlamentit. Ata tentuan të kalonin kordonin për të hyrë në sallë ku po mbahej seanca plenare, por u penguan nga policia.

Duke folur gjatë protestës Edi Paloka hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se ka kthyer Policinë e Shtetit dhe Forcat Speciale kundër popullit.

“Kjo qeveri ka kthyer Forcat Speciale kundër popullit shqiptar, kundër protestuesve në Astir dhe kudo ku protestohet kundër zullumit të kësaj qeverie. Në këtë parlament ndodhen kriminelë dhe hajdutë të Shqipërisë. Edi Rama është fajtori pse Shqipëria u mbush me drogë, pse rinia ikën dhe pse vendi është sot në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, tha Paloka.

Teksa jashtë parlamentit vijonte hedhja e shashkave dhe konfrontimi mes policisë e protestuesve, brenda sallës mazhornca dhe opozita fasadë e Edi Ramës vijonin të recitonin fjalimet për zhvillimin rural. Pas disa oësh protesta u zhvendos tek Drejtoria e Policisë Tiranë. Protestuesit kërkonin lirimin e gjashtë studentëve që u ndaluan nga policia gjatë tubimit. Para së të niste seanca në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni, i cili po shkonte të bënte betimin pas marrjes së mandatit nga lista e LSI-së, u sulmoi me bojë të kuqe.

Opozita do të vijojë protestat për të kërkuar largimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI