Flash

Video/ Minutat shtesë i heqin fitoren Kosovës: Danimarka shpëton në të 91

Lapsi.al 21 March 2019
Video/ Minutat shtesë i heqin fitoren Kosovës: Danimarka shpëton

Performacë e jashtëzakonshme në miqësoren me Danimarkën për Kosovën e Challandes, që i ka shpëtuar fitorja nga duart vetëm në kohën shtesë, me Hojbjerg që fiksoi shifrat në 2-2. Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës kosovarët treguan ritëm, nivel të lartë teknik dhe paralajmëruar Bullgarinë, me të cilët hapin fushatën kualifikuese për Euro 2020.

Danezët janë surprizuar nga një kundërshtar ofensiv, që me Rashicën e Celinën nuk kanë dhënë pika referimi e kanë mbjellë panik për Christensen e Jorgensen, ndërsa Muriqi është ndalur vetëm nga Schmeichel në minutën e 29. 4-2-3-1 i Kosovës ka funksionuar më së miri, me Vajvodën e Paqaradën që në fazë ofensive dilnin si mesfushorë të shtuar. Goli i Rrahmani, në minutën e 42-të, ishte krejt i pritshëm, rrjedhë logjike e një loje insistuese nga dardanët.

Haraide nuk dëshironte ti jeptë të tijve një humbje në këtë start të 2019 dhe provon me titullarët që kishte kursyer; Kjaer, Erisksen e Dolberg në fushë dhe mesfushorit të Tottenham iu deshën vetëm tre minuta në fushë për të shënuar barazimin në të 63, nga pika e bardhë e penalltisë.

Kosova nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga ndeshja dhe përgjigjet menjëherë me golin e fantazistit të Sëansea Bersant Celina, që finalizoi asist të Zenelit. Një avantazh i dytë që Challandes tentoi ta mbante duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, pa ndryshuar sistemin e lojës.

Fitorja e madhe e Kosovës është fshirë vetëm në kohën shtesë, atëhrë kur u duk se asgjë nuk mund të ndryshonte më fatet e ndeshjes. Pikërisht në të 91, një pakujdesi në mbrojtje, i dha mundësinë Hojbjerg që të barazonte shifrat në 2-2. Kosova mungoi në takimin me fitoren në mbrëmjen e sotme, por formacioni i Challandes tregoi maturi taktike, duke marrë rezultatin e 10 radhazi pozitiv dhe kërkon tashmë të nisë si duhet fushatën eliminatore të Europianit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI