Flash

Lojtarët kuqezinj të zhgënjyer: "Asgjë nuk funksionon. Goli i dytë na preu këmbët"

Lapsi.al 22 March 2019
Lojtarët kuqezinj të zhgënjyer: "Asgjë nuk funksionon.

Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë folur për humbjen 2-0 me Turqinë.

Ledian Memushaj: "Asgjë nuk shkoi, atë gol në fillim ia falëm. Pas golit nuk luajtëm keq, por i dyti na preu këmbët. Goli i dytë mbylli ndeshjen, më pas nuk patëm forca për të reaguar. Në Andorrë një ndeshje ndryshe, duhet të reagojmë menjëherë”,

Myrto Uzuni:  “Rasti i humbur nga penalizoi shumë. Në qoftë se nuk shënon, normale që do pësosh. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Kemi pasur 2 mundësi shumë të mira. Me gjysmë gabimi u ndëshkuam. Ne nuk jemi Spanja që mund të shpërdorojmë 10-15 raste. Ato 2 raste që na vijmë duhet ti shfrytëzojmë. Na demoralizoi shumë goli i dytë i pësuar. Kemi krijuar shumë volum loje në pjesën e parë. Mbrojtja e Turqisë kishte problem mbrapashpinëm. I sulmonim gjithmonë. Në dyluftime mbrojtja jonë ishte më e avantazhuar se sulmuesit e Turqisë".

Bekim Balaj: "Turqia arriti të shënojë me një gabim tonin. Donim ti nisnim mirë këto eliminatore, por të vjen keq për një pjesë të parë që e bëmë më të mirë se Turqia. Kishim raste për të shënuar, dhe pësuam një gol të dhuruar, jo se u krijua nga ata. Gjithsesi, 0-2, na penalizon shumë ky rezultat".

Të këshilluara

Icardi poston bardhezi: Inter bëhet konfuz

Debate në takime, por edhe në rrjetet sociale. Mauro Icardi dhe Inter vihen edhe një herë në kontradikta, në fakt me shumë mundësi kjo ishte edhe idea e sulmues...

13:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI