Flash

Trajneri Panucci: Këta lojtarë kam... kjo është skuadra

Lapsi.al 22 March 2019
Trajneri Panucci: Këta lojtarë kam... kjo është skuadra

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci pas humbjes me Turqinë: 

Sa e vështirë ishte të pranoje këtë rezultat?

Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me ta, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike.

Sa na dënoi goli i parë aksidental?

Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.

0 gola të shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Kjo është një seri ndeshjes. Si dalim nga kjo situatë?

Është e vështirë, sot futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.

Pse është e vështirë të dalë topi nga mbrojtja? I vetmi që mund ta bëjë këtë është Memushaj, pse e luani në të majtë të mesfushës?

Kemi gjuajtur 11 goditje, dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë më të majtë, por është dashur të dalë edhe përpara.

Të këshilluara

Icardi poston bardhezi: Inter bëhet konfuz

Debate në takime, por edhe në rrjetet sociale. Mauro Icardi dhe Inter vihen edhe një herë në kontradikta, në fakt me shumë mundësi kjo ishte edhe idea e sulmues...

13:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI