Flash

Vëzhgim/ A ia kanë hequr ndërkombëtarët fillin opozitës?

Lapsi.al 22 March 2019
Vëzhgim/ A ia kanë hequr ndërkombëtarët fillin

Megjithëse një ditë pushimi në Shqipëri, ambasadorët e huaj kanë vërshyer në zyrën e Bashës. Pas ambasadorit britanik, Duncan Norman, ka nxituar edhe ajo gjermane, Susanne Schutz, e cila ishte takuar më parë edhe me presidentin Meta. Nuk ka diskutim se objekt i këtyre takimeve janë temat e nxehta si djegia e mandateve, dhuna e protestave të opozitës dhe mundësia e bojkotit të zgjedhjeve lokale. Por ajo që bën çudi është fakti se, megjithëse e kanë dënuar aktin radikal të PD- LSI dhe kanë përshëndetur zëvendësimin e tyre me deputetët e ligjshëm të "opozitës së re", përfaqësuesit e vendeve europiane po vazhdojnë dialogun me të dalurit nga sitemi. Pas kësaj pyetja themelore është: kë njohin ata për opozitë reale, Bashën e Kryemadhin, apo Ylli Shehun, Kujtim Gjuzin, Rafl Gjonin dhe Rudina Hajdarin?

Fakti se ata po vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të ngushta dhe intensive me opozitën reale, dëshmon se të gjitha deklaratat për njohjen e opozitës fasadë nuk janë veçse një përpjekje force, një tentativë e dëshpëruar për t'i zbehur tonet radikale të PD- LSI.

Pikërisht kjo sjellje tregon se deklaratat prej sharlatani të Boshardit të OSBE-së se reformat (psh ajo elektorale) mund të votohen edhe me deputetë (legjitimë) që s'përfaqësojnë më asgjë, nuk i besojnë as vetë ndërkombëtarët.

Vazhdimi i dialogut me opozitën e vërtetë po dëften edhe njëherë se edhe për diplomatët perëndimorë, as nuk ka dhe as nuk mund të imagjinohet zgjidhje e krizës pa prezencën e "radikalëve" me mandate të djegura. 

©Lapsi.al

ambasadorja gjermane

Ambasadorja gjermane Susanne Schutz duke mberritur ne mesdite ne seline e PD-se per nje takim me Bashen.

ambasadorja gjermane1

ambasadorja gjermane2

Norman-Duncan-640x348

Ambasadori britanik, Duncan Norman

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI