Flash

Hileja e Pep: "Shpenzon 100 milionë euro e sheiku rrit çmimin e naftës"

Lapsi.al 23 March 2019
Hileja e Pep: "Shpenzon 100 milionë euro e sheiku rrit çmimin e

Dhoma Investigative e Uefa në ditët e kaluara ka hapur një hetim kundër Manchester City për dhunimin e mundshëm të Fair Play Financiar. E deklaratat e lëshuara nga Uli Hoeness, president i Bayern Mynih, nuk është se i ndihmojnë anglezët: "Guardiola më ka rrëfyer se cfarë ndodh kur dëshiron një lojtar prej 100 milionë euro: i tregon një video sheikut Mansur bin Zayd Al Nahyan (pronar i City) që ditën pasuese rrit cmimin e naftës me disa të mijëtat e euros e rekuperon gjitha paratë e shpenzuara".

Guardiola i ka shpjeguar gjithashtu presidentit të Bayern edhe si funksionon takimi direkt mes tij dhe sheikut: "Ka një banket luksos, në të cilin shihen videot e përgatitura nga Pep e pastaj sheiku transferon fondet që duhen për të kompletuar transferimin". Hoeness nuk ka ngurruar të shtojë dozat e helmit: "Jam krenar me faktin që për gjëra të tilla nuk marrim borxhe, por i tërheqim paratë nga llogaria bankare".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI