Flash

"Real-Hazard, arrihet akordi", në Spanjë e Angli publikojnë shifrat

Lapsi.al 23 March 2019
"Real-Hazard, arrihet akordi", në Spanjë e Angli

115 milionë milionë për Chelsea, një kontratë 5 vjecare prej 16.5 milionë euro lojtarit: janë këto shifrat që kanë vënë dakord Eden Hazard e Real Madrid, gati për të sjellë në verën e ardhshme në Santiago Bernabeu mesfushorin e talentuar ofensiv belg.

Për shtypin iberik ('Ok Diario') e britaniken ('Sun') akordi mes palëve është arritur, falë një bisede direkte të teknikut Zinedine Zidane dhe 28 vjecarit. Tani i takon Florentino Perez të përpiqet të bindë Chelsea.

Kontrata e Hazard me klubin e Abramovich skadon në fund të sezonit të ardhshëm e deri në këtë moment nuk është rinovuar. Në këtë operacion peshon në fakt bllokimi i merkatos së vendosur nga Fifa për klubin londinez (që ndërkohë ka bërë ankimimin) se ka thyer rregullat mbi transferimin e futbollistëve minorenë e kjo mund ta detyrojë Abramovich ta shesë lojtarin për të mos e humbur me parametër zero në qershor 2020: 98 milionë stërlina (115 milionë euro) është kërkesa e Blues.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI