Flash

"Tetë lojtarë, mes tyre edhe Piatek, goditen nga virusi misterioz": trajneri i Polonisë lëshon alarmin

Lapsi.al 23 March 2019
"Tetë lojtarë, mes tyre edhe Piatek, goditen nga virusi

"Ka një epidemi brenda skuadrës. Një virus ka goditur tetë futbollistë, mes tyre edhe Piatek". Alarmin e ka dhënë trajneri i Polonisë, Jerzy Brzęczek, në vigjilje të sfidës kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. "I pari që pati këtë problem ishte Milik para ndeshjes me Austrinë - ka shtuar ai - Ndoshta nga ajri i kondicionuar në hotelin e Vienës".

"Tani stafi ynë po punon për të evituar që virusi të mund të shpërndahet në të gjithë skuadrën", ka shtuar Brzeczek. Në ndeshjen e fituar 1-0 nga Polonia kundër Austrisë, sulmuesi i Napolit Milik është zgjedhur titullar, po pastaj u zëvendësua, për shkak se është ndjerë keq. Milanisti Piatek u fut si zëvendësues në të 59' dhe shënoi golin e fitores.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI