Flash

110 milionë për Koulibaly: Bayern Mynih presion mbi Napolin

Lapsi.al 24 March 2019
110 milionë për Koulibaly: Bayern Mynih presion mbi Napolin

Situatë e trazuar tek Napoli, në lidhje me merkaton. Sipas asaj që bën të ditur Il Mattino, Bayern Mynih ka nisur kontaktet e para për mbrojtësin e qendrës Koulibaly. Një sondazh që ka nisur javët e fundit dhe që duhet të konkretizohet në një ofertë konkrete prej 110 milionë euro në qershor. Shifra të rëndësishme, që mund ta lëkundin De Laurentiis të privohet nga mbrojtësi i fortë. Në fakt, për të mos mbetur zbuluar, Napoli po interesohet për De Paul e Lasagna. Vetëm se Koulibaly nuk është i vetmi nga të mëdhenjtë që mund të largohet nga San Paolo. Edhe Allan, dëshiron të ndryshojë ambjent dhe duket se ka arritur një akord me Psg.

Në detaje, operacionet më të rëndësishme mund të vijnë nga shitjet e Koulibaly e Allan. Dy lojtarët e preferuar të tifozëve konsiderohen "të pashitshëm" nga Ancelotti e AdL, por me shifra të ekzagjeruara, situata mund të shihet ndryshe. I tillë është sulmi i përfolur i bavarezëve me ofertën e tyre prej 110 milionë, ndërsa për mesfushorin, Psg ka vendosur në tavolinë të paktën 75 milionë euro. Oferta të rënda, që De Laurentiis nuk mund ti injorojë e ti kthejë mbrapsht lehtë, pa bërë më parë vlerësimin mbi plusvalencat dhe të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI