Flash

Djaloshi shpëton autobusin e rrëmbyer, Dybala i shkruan Rami: "Je një hero, dua të të njoh"

Lapsi.al 24 March 2019
Djaloshi shpëton autobusin e rrëmbyer, Dybala i shkruan Rami: "Je

"Je një hero, dua të të njoh". Ky është mesazhi i dërguar nga Paulo Dybala për Rami, djaloshi me origjinë egjiptiane që ka evituar një masakër në një autobus të rrëmbyer me në bord 51 studentë, duke njoftuar policinë nga celulari i tij. Argjentinasi i Juventus sapo ka mësuar ngjarjen ka kërkuar të vihet në kontakt me 13 vjecarin kurajoz, një tifoz i madh i Joya. "Kam mësuar se ke fanellën time e për atë që bëre do të më pëlqente të flisja me ty. E dua të të ftoj në Stadium të shohësh një ndeshje, kur të mundesh".

I emocionuar, Rami i është përgjigjur idhullit të tij: "Përshëndetje Paulo, jam Rami. Desha të të them se je lojtari im i preferuar, ndjek Juventusin vetëm se je ti, kam edhe fanellën tënde të varur në dhomën time. Ëdërra ime është të të shoh shpejt e të kaloj një ditë të bukur me ty". Ëndërr që mund të realizohet të shtunën, në rastin e Juve-Empoli ose të shtunën e 6 prillit kur në Allianz Stadium do të mbërrijë Milan.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI