Flash

Tre vjet pa Cruyff: "Për shumë ishe një idhull, për mua do të jesh gjithnjë një baba e një hero"

Lapsi.al 24 March 2019
Tre vjet pa Cruyff: "Për shumë ishe një idhull, për mua
Tre vjet më pas është dita e Hollandë-Gjermani, kështu që pjesërisht edhe dita e tij. Johan Cruyff u nda nga jeta në 2016, në 24 mars, e megjithatë duket një përjetësi, për boshllëkun që një kampion unik - në të mirë e të keqe - ka lënë në botën e futbollit. Për ta kujtuar ka menduar i biri Jordi, me një mesazh në rrjetet sociale dhe një video me momentet më të bukura të të atit: "Tre vjet nga dita që na le - shkruan Jordi në twitter -, por prezenca jote mbetet në zemrat tona. Për shumë ishe një idhull, si lojtar, trajner, vizionar e njeri që shqetësohej për të tjerët. Për mua je, e do të jesh gjithnjë babai im e heroi im. Faleminderit për dashurinë tënde e për vlerat që na ke lënë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI