Flash

Miqësoret/ Pa Neymar e Messi Brazili e Argjentina fitojnë: Jesus lideri i Selecaos kundër Çekisë

Lapsi.al 26 March 2019
Miqësoret/ Pa Neymar e Messi Brazili e Argjentina fitojnë: Jesus

Në miqësoren e luajtur në Eden Arena të Pragës, Brazili mposht 3-1 Republikën Çeke falë një prezantimi të jashtëzakonshëm të Gabriel Jesus, autor të dy golave. Vendasit kaluan në avantazh në të 37’ e pjesës së parë me një goditje të fuqishme të Pavelka, por Brazili është i pandalshëm në pjesën e dytë. Pa Neymar, ende i dëmtuar, i duhen vetëm katër minuta Firmino për të vendosur barazinë. Goli i fitores erdhi në minutën e 83’me Gabriel Jesus, që mbylli përfundimisht llogaritë me golin e tretë në të 90’.

Në stadiumin Tangeri, Argjentina vuan kundër përfaqësueses së Marokut, por fiton pa Lionel Messi, që në ndeshjen e rikthimit në Seleccion zhgënjeu. Mendoi Angel Correa, i futur në fushë si zëvendësues për de Paul, të shënonte golin e fitores në të 83' me një diagonale të saktë. Provë e mirë e Lautaro Martinez, që është treguar shumë aktiv në pjesën e parë; jo dhe aq Dybala, që nuk u shfaq kurrë rrezikshëm në zonën e sulmit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI