Flash

Spastrimet/ Si po godet Rama njerëzit e afërt të ministrave që shkarkoi

Lapsi.al 26 March 2019
Spastrimet/ Si po godet Rama njerëzit e afërt të ministrave

Rama ka përdorur një krahasim nga fusha e mjeksisë për të dëshmuar se nën pushtetin e Rilindjes shqiptarët kanë arsye të ndihen mirë. Gjatë një takimi me mjekë ai ka thënë se “Kush nuk sheh dallimin nga e djeshmja tek e sotmja ka nevojë për shërbim tek okulisti dhe nëse del në rregull nga sytë ka nevojë për psikolog që ta ndihmojë të dalë nga psikoza e negativitetit dhe e së keqes që hapet si vaj në lakra dhe portal më portal në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Por në fakt qeveria po jep shembuj të mjaftueshëm për të vërtetuar se ato që kanë nxirë portalet dhe kazanet nuk kanë qenë gjithnjë të pavërteta.

Ndërkohë që Rama artikulonte këtë hipotezë të të parit të realitetit me syze rozë, ministri i tij riosh, Gent Caka, fliste për kapjen e diplomacisë shqiptare nga miqtë, krushqitë dhe kushërinjtë. Ai paralajmëroi se mbi 20 punonjës të ministrisë së Jashtme do të pushoheshin nga puna dhe se kjo valë e luftës klanore nuk do të përfundonte këtu. Pra sipas ministrit të ri nga Prishtina, pararadhësi tij Bushati e ka mbushur institucionin me njerëz të panevojshëm.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm kur administrata e një dikasteri goditet rrënjësisht pas largimit të ish drejtuesit. Kazusi më flagrant është ai i ndryshimit nga Damian Gjiknuri tek Belinda Balluku. Ministrja e re e Energjisë dhe Transporteve hoqi qafe menjëherë Afrim Qendron, drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pamjet që u transmentuan në media ishin rrënqethëse. Qendro dhe shumë ish punonjës të tij nuk u lanë nga rojet e institucionit të shkelnin më në zyra, duke u ndaluar një mëngjes nga rojet e sigurisë. Por nëse Qendro, vartësit e tij dhe drejtori i OST-së Klodian Gradeci, morën vulën e tenderave me letra fallco të unazës së re dhe një linje trensmetimi të fituar nga kompania fantazëm DH ALBANIA, spastrimi i ish vartësve të Gjiknurit nuk u mbyll me kaq. Ai u pasua nga shkarkimi i drejtorit të Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja, për t'u zëvendësuar me Benet Becin ish njeriun e kudondodhur të fushatave të Berishës me rrugët.

Po të shihen këto lëvizje në perspektivë, ato ngjajnë si dy pika uji me fortunën e madhe që nisi në ministrinë e Brendëshme pas largimit të Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendëshme të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Pa përjashtim, të gjithë drejtorët e Policisë, nga ai i përgjithshmi Haki Çako e deri tek drejtorët e qarqeve i humbën vendet e tyre, pasi edhe për ndërkombëtarët edhe për mediat e huaja u bë i qartë implikimi i krerëve më të lartë të uniformave blu me trafikun e hashashit.

Prandaj këtu nuk ka asgjë të re.

Edi Rama do të ngrejë alibinë, se siç e penguan në mandatin e parë partitë e tepsisë, aleatët çamë dhe lësëistë, siç e patën fajin për korrupsionin drejtorët e legalizimeve dhe hipotekave, po ashtu edhe Saimir Tahiri dhe drejtorët që ai zgjidhte (pa djeninë e kryeministrit siç ka pohuar vetë) e kanabizuan Shqipërinë. Po ashtu Ditmir Bushati dhe administrata klienteliste dhe klanore që ai ka përzgjedhur qenkëshin bërë pengesë për moshapjen e negociatave. Po ashtu Damian Gjiknuri dhe drejtorët e vet mbakërkan përgjegjësi për PPP dhe koncesionet skandaloze me letra fallco.

E gjitha kjo është shumë e vështirë për t'u kapërdirë. Por edhe sikur të sillemi si njerëz që kanë nevojë për okulist dhe psikolog dhe ta besojmë se fajin gjithmonë e kanë pasur ata që kanë qenë pranë Ramës dhe asnjëherë ai, sërish ngre kokë një pyetje: po ndryshimi si nata me ditën ku është, kur vetë shefi i qeverisë pranon indirekt se ka dështuar ngado?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI