Flash

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Lapsi.al 26 March 2019
Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Dorën tek akrepat në fundjavë. Në natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars ora ndryshon.

Akrepat do të kalojnë 60 minuta para dhe ora 2:00 do të shkojë 3:00 në datën 31 mars.

Ndryshimi i orës është bërë për herë të parë gjatë luftës së parë botërore, në 1916, duke mundësuar të kursehen miliona euro energji çdo vit.

Por edhe pse perëndimi ka dekada që e përdor ndryshimin e orës, jo të gjithë vendet sot janë dakord për ta mbajtur.

Rusia e ka braktisur ndryshimin e orës që në 2014, ndërsa Europa ishte dhe (ndoshta do të vazhdojë të jetë) për shkak të konfrontimit midis Frontit të Veriut, të udhëhequr nga Finlanda, të mbështetura edhe nga Austria dhe Gjermania dhe pjesa e Jugut.

Vendet e veriut, në muajt e verës të mbushura me diell deri në orët e vona, kanë kërkuar heqjen nëpërmjet sondazheve publike, duke e çuar vitin e kaluar këtë temë në dyert e Parlamentit Europian.

Mocioni nuk kaloi në Strasburg dhe ministrat europian vendosën ta shtyjnë këtë çështje në 2021, kur në tryezat e Komisionit Europian do të jenë aktorë të tjerë, pas zgjedhjeve të reja.

Ndër vite ndryshimi i ores, për shumë studiues amerikanë dhe europianë, konsiderohet e dëmshme për shëndetin për ritmin e gjumit, në mënyrë të veçantë për njerëzit më të brishtë, fëmijët dhe të moshuarit.

Të këshilluara

Si të rimodeloni këpucët që ju vrasin

Në një artikull dedikuar këtij problemi, ‘Times of India’ zbulon disa teknika që mund t’i bëni në shtëpi, të cilat janë shumë efektive. . Në këtë mënyrë do shma...

17:38

Trendet e pranverës në veshje (FOTO)

Jemi zyrtarisht në muajin e pranverës dhe kjo përkthehet ndryshe në ndërrim të garderobës. Më në fund kemi mundësinë që të heqim palltot, xhupat dhe xhaketat e ...

16:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI