Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Çështje biznesi: Wilder insiston se ndeshja me Joshua do të ndodhë vetëm nëse fitimet ndahen 50-50

Lapsi.al 28 March 2019
Çështje biznesi: Wilder insiston se ndeshja me Joshua do të

Tifozët e boksit mezi po presin një duel për unifikim titujsh mes kampionit të peshave të rënda WBC, Wilder dhe britanikut Anthony Joshua, kampion i IBF që nga 2016, WBA (Super) që nga 2017 e WBO që nga 2018. Vetëm se Deontay Wilder thotë se nuk ka shanse që të ndeshet me Joshua nëse të ardhurat nuk ndahen 50-50.

Në negociata deri tani, kampi i Joshuas ka ofruar vetëm terma në favor të tyre, duke qenë imazhit më të rëndësishëm që ka kampioni i trefishtë, por Wilder, 33, insiston se ai është kampioni më i madh i boksit dhe se përballja e shumëpritur me Joshua nuk do të ndodhë deri sa kontrata ti trajtojë në mënyrë të barabartë.

“Ndershmëria është gjithcka, është baza e suksesit. Si mund të bësh negociata, një marrëveshje, nëse nuk e ke idenë cfarë po bën pala tjetër? Sidoqoftë, nëse dueli vlen, le të themi $3, e ti më jep mua $1 dhe pjesën tjetër e merr rivali, atëherë jam poshtë standardeve të mia. Nuk është e drejtë për mua. Ashtu si thashë, e vetmja mënyrë për tu zhvilluar kjo ndeshje është nëse ndahen 50/50".

“Unë jam më i zjarrti, më i përfoluri ndër boksierët në botë dhe kam një brez. Kam atë që vlen më shumë se të tjerët. Është brezi jeshil i WBC”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI