Flash

Kthehet Superioria, luhet titulli në 90 minuta: Kukësi-Partizani vendimtare

Lapsi.al 28 March 2019
Kthehet Superioria, luhet titulli në 90 minuta: Kukësi-Partizani

Diferenca prej 9 pikësh nuk është se të jep alternativë tjetër, sidomos kur në ekstremet e tyre janë vendi i parë me të dytin. Për Kukësin e Ramadan Ndreut, në debutimin në pankinën e Bluve, shpresat titull kalojnë pikërisht nga 90 minutat e Loro Boricit. E për tia dalë very lindorët po përdorin cdo mënyrë edhe tentativën për reduktimin e mbështetësve të Partizanit, me rritjen e cmimit të biletave. Një fitore e Partizanit do të ishte praktikisht kurorëzim i ëndërrës së mbetur në sirtar që nga 1993, sepse 12 pikë, kur një ndeshje është e fituar me Kazmën, nga 9 të mbetura deri në fund.

Partizani në fakt do të ketë 6 mungesa për këtë ndeshje dhe për Skënder Gegën në pankinë problemet janë serioze. Hektor Idrizaj e ka mbyllur sezonin e Bruno Telushi, pas operacionit do të mungojë për më shumë se një muaj, ishin mungesat e njohura. Tekniku duhet të bëjë gati pa repartin ofensiv me Jurgen Bardhin e Rubin Hebajn me shumë mundësi të parikuperuar për të premten, ndërsa edhe Dilaver Duka do të mungojë.

Me ambicjet për të shkuar në Europë, e me koshiencën se Flamurtari i ka marrë tre pikët në tavolinë me Kazmën, Tirana duhet të fitojë me Lacin në shtëpi për të ngushtuar diferencën me zonën që ka rëndësi. Mema është i shqetësuar vetëm për Michael Ngoo që ka lënë stërvitjen për një shqetësim muscular dhe është në dyshim të fortë nëse mund të jetë present të shtunën në Selman Stërmasi. Barazimi në devutim i Starovës ka bërë që tashmë bardhezinjtë të jenë nën detyrimin e fitores, por bardheblutë nuk janë një skuadër e lehtë për tu përballuar sidomos në shtëpi.

Për zonën e ftohtë të renditjes java mund të rezultojë vendimtare me Luftëtarin që kërkon të shkëputet sa më shumë nga Kastrioti dhe prêt në shtëpi një rival të luhatshëm e pa objektiva si Skënderbeu, por që në dy javët e fundit tregoi se ka potencialin për të bërë keq. Kastrioti duhet të qendrojë në shinat e shpëtimit, duke shpresuar në gabimet e gjirokastritëve, por përpara ka një transfertë shumë të vështirë. Në Niko Dovana Teuta dëshiron të përfitojë nga përplasja e kreut, por formacioni i Devollit ka paralajmëruar përmes performancave betejë kundër cdo kundërshtari…

JAVA E 26 - NDESHJET

Kukësi 18 : 00 Partizani

Luftëtari 14 : 00 Skënderbeu

Kamza CANC Flamurtari

Tirana 17 : 00 Laçi

Teuta 17 : 00 Kastrioti

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI