Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Pronari Solskjaer nuk do ta nxjerrë Van Dijk nga shtëpia 4 milion paund

Lapsi.al 28 March 2019
Pronari Solskjaer nuk do ta nxjerrë Van Dijk nga shtëpia 4 milion

Qendërmbrojtësi i Liverpool ka marrë me qera pronën në Cheshire, me pesë dhoma gjumi, nga trajneri permanent tashmë i Manchester United. Ole Gunnar Solskjaer insiston se nuk do ta nxjerrë Virgil van Dijk nga shtëpia e tij £4 milion paund. Fakti që norvegjezi do të qendrojë në Manchester të paktën në tre vitet e ardhshme, e kishte bërë të paqartë situatën e shtëpisë së hollandezit.

I pyetur në lidhje me këtë cështje, Solskjaer u përgjigj: "Nuk kam folur me të, ne kemi një kontratë atje". Solskjaer ka qendruar në Loëry Hotel, pasi mori detyrën në 19 dhjetor. Ish-sulmuesi do të lëvizë në një shtëpi të përhershme tashmë, por nuk do të kthehet në pronën që zotëron.

Shtëpia e Solskjaer përfshin një kopsht gjigant në pjesën e pasme, një dhomë të medias, dhomë gjumi master, garderobë dhe banjo en-suite, si dhe katër dhoma gjumi të tjera. Van Dijk ka përfituar edhe nga pishina dhe palestra në pronën e trajnerit norvegjez, që sot u emërua në krye të United në terma të përhershëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI