Flash

Solskjaer firmos për 3 vjet me Manchester United: "Është puna që ëndërroja"

Lapsi.al 28 March 2019
Solskjaer firmos për 3 vjet me Manchester United: "Është

Ole Gunnar Solskjaer do të vazhdojë të jetë trajneri i Manchester United. Norvegjezi, që mbërriti në Old Trafford pas shkarkimit të Josè Mourinho në 19 dhjetor, është konfirmuar në detyrë dhe ka firmosur një kontratë tre vjecare. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Djajtë e Kuq në një komunikatë në faqen e tyre zyrtare. Tekniku është vlerësuar për rezultatet e tij të shkëlqyera që kur mori drejtimin e skuadrës: 14 fitore në 19 ndeshje. United është aktualisht në vendin e pestë të Premier League, në garë për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa do të luajë kundër Barcellona në cerekfinalet e turneut, pas përmbysjes në 1/8 kundër Psg.

Solskjaer mori një skuadër pa besim dhe në krizë rezultatesh dhe me të në pankinë gjërat ndryshuan krejtësisht. Pika më e lartë në këtë moment të sezonit është natyrisht 3-1 në transfertë përballë Psg që kualifikoi United në cerekfinalet e Champions. Pa përmendur këtu, rikuperimin e lojtarëve si Paul Pogba, që ishte i demoralizuar me Mourinho apo edhe Martial.

Tani për norvegjezin ka ardhur rinovimi i kontratës për tre vjet të tjerë, deri në qershor 2022: "Është puna që kam ëndërruar gjithnjë të bëj. Nga dita e parë që kam ardhur këtu jam ndjerë në shtëpi. Është një nder i vërtetë të udhëheq këtë klub", u shpreh tekniku.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI