Flash

Brexit/ Deputetët britanikë refuzuan për herë të tretë marrëveshjen e May-it

Lapsi.al 29 March 2019
Brexit/ Deputetët britanikë refuzuan për herë të

Deputetët britanikë votuan për hedhur poshtë “Marrëveshjen e Tërheqjes” të kryeministres Theresa May.  Në kampin e refuzuesve numërohen 344 vota kundër, ndërsa legjislatorët që e përkrahën qendrojnë në një minorancë prej 286 votash.

Për herë të tretë radhazi, në Dhomën e Komunëve nuk u arrit të miratohej seksioni më i kontestuar i “paketës May”, që përfshinte rregullat për respktimin reciprok të të drejtave të qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe te mjaftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni.

"Ne duhet të pajtohemi me një mënyrë alternative,"- u shpreh May pas disfatës së saj të tretë duke pranuar humbjen. “Të hënën kjo shtëpi do të vazhdojë procesin. Ndiej se po i arrijmë kufijtë e procesit të negocimit në këtë shtëpi,”-  shtoi May, duke kujtuar se Parlamenti kishte hedhur poshtë të gjitha variacionet e marrëveshjes së vetme të vlefshme në tryezë deri më tani.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI