Flash

Dako e shpall Ramën bashkëpunëtor: "Ky ishte mandati i nëntokës"

Lapsi.al 29 March 2019
Dako e shpall Ramën bashkëpunëtor: "Ky ishte mandati i

Megjithëse regjia qëndrore e PS me sa duket e kishte marë porosinë që të mos shfaqte asnjë sekuencë filmike ku gjatë tubimit "Bashkia që duam" të dukeshin bashkë Rama dhe Dako ky i fundit nuk i ka kursyer lavdet për ta bërë Ramën bashkëpunëtor në të gjitha projektet e suksesshme të ytetit të tij, nga Sfinksi tek Veliera. Sipas Gjushit, që kohët e fundit u vu në qendër të akuzave për blerjen e votave në bashkëpunim me grupin e trafikantëve Avdylaj, pas atyre se kishte firmosur për lirimin e Lul Berishës, kryeministri ka merita të mëdha në qytetin bregdetar sepse sipas mikut të tij artistit Ilir Xhixha: "Rama i ka ngjallur shqiptarëve dhe durrsakëve koshiencën për estetikën" .

Lexo më tej:

Përgjimet që fundosin Vangjush Dakon në blerjen e votave me grupin kriminal të Shijakut

Mister rreth anullimit të vizës amerikane për Vangjush Dakon

Me stilin e tij proverbial kryebashkiaku tha se në erën e tij dhe të Ramës njerëzit kanë filluar të diskutojnë për arkitekturën, urbanistikën, ngjyrat dhe format duke bërë një hop të madh kulturor për para.

Por krahas sukseseve të kapshme nga syri, Vangjush Dako i ka thurur lavde edhe atyre që nuk duken. "Ky mandat ishte mandati i nëntokës" tha ai duke folur për punimet në ujësjellës dhe kanalizime.

Megjithëse që pas skandaleve të përgjimeve të fundit, Rama e ka djegur Gjushin duke mos e pranuar më rikandidimin e tij në qytet, kryebashkiaku, të cilit për të mbajtur pranë i është premtuar një vend deputeti në të ardhmen, nuk ka pranuar për asnjë çast ta ndajë emrin e tij nga ai i kryeministrit. Ai i përgjysmoi meritat me të, për gjithçka që ka ngjarë në qytetin bregdetar i cili sepas parrullës "Policia që duam" e meritoi vërtet titullin "bashkia që duam".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI