Flash

Pogba i është ofruar Real Madrid, Zidane e nxit: "Nëse dëshiron, mundet"

Lapsi.al 30 March 2019
Pogba i është ofruar Real Madrid, Zidane e nxit: "Nëse

Paul Pogba mund të ndryshojë ambjent në fund të sezonit. Pasi u rigjenerua, me largimin e Jose Mourinho e ardhjen në pankinën e Manchester United të Ole Gunnar Solskjaer, mesfushori francez i është ofruar Real Madrid. Ashtu si raporton 'Marca', raportet mes klubit spanjoll dhe menxherit të lojtarit Mino Raiola janë përmirësuar dhe ky mund të jetë celësi i operacionit.

Nuk bëhet fjalë në fakt për një zë merkato, sepse për ta konfirmuar zhvillimin e fundit të situatës së Pogba ka menduar Zinedine Zidane, që i është përgjigjur hipotezës se francezi do të jetë blerja e re e Real Madrid: "Nëse një ditë do të kishte mundësinë të largohej nga Manchester United e të dëshiron të vijë këtu, përse jo?".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI