Flash

"Sulmuesit e Skënderbeut, si lopa...": Shehi i tërbuar me humbjen e minutave të fundit me Luftëtarin

Lapsi.al 30 March 2019
"Sulmuesit e Skënderbeut, si lopa...": Shehi i tërbuar me

Ky është sezoni më i cuditshëm i Skënderbeut në më shumë se një dekadë, kur është bërë dominuesi i futbollit në vend. Korcarët sapo ngrenë kokë me një apo dy rezultate pozitive, kthehen me shumë dëshirë në pikën e thyerjes, duke humbur shansin për tu ngjitur në renditje (a thua se nuk i duhet) dhe duke i dhënë atyre që dëshirojnë pikët mundësinë për ti marrë. Madje duke gabuar aq shumë para portës, me Krasniqin e John, sa tekniku Orges Shehi nuk përmbahet më pas ndeshjes në Gjirokastër kundër Luftëtarit: "Të njëjtat probleme si John ka dhe Krasniqi. Punojnë shumë dhe kur vjen puna të goli e bëjnë si puna e lopës, e mbush e mbush dhe në fund e derdh".

Luftëtari i kishte idetë e qarta, duke përfituar edhe mungesa e Radas (në Kroaci), Sibo dhe Abazit në radhët e bardhekuqve. Një ndeshje e luajtur nën kontroll, pa u shtyrë përpara në aventurë, me pritjen gati të ditur se do ti jepej mundësia për të bërë keq, gjë që ndodhi pikërisht dy minuta nga fundi kur Dunga realizoi golin e fitores, që i mban në lojë për mbijetesën. "Rëndësi kishin pikët dhe i morëm përballë Skënderbeut - tha tekniku Julian Ahamtaj pas ndeshjes -. Më bën të kënaqem rezultati, sepse duhet ta pranojmë nuk kemi kohë të luajmë bukur. Duhet të shpëtojmë ekipin nga rënia".

Një neglizhencë e minutës së 88, në kohën kur gjatë ndeshjes ishin mundësitë për të marë avantazhin. Por më tepër se për rastet e cuara dëm, Shehi e ka me mënyrën e pësimit të golit: “Vazhdojmë të përsërisim po të njëjtat gjëra. Të marrësh një gol në atë mënyrë nuk arrij ta konceptoj dot. Është një humbje që na vështirëson shumë. Nuk e kuptoj si mund ta pësosh atë gol që pësuam" përfundoi tekniku i korcarëve.

Tani Luftëtari mund të marrë frymë lehtësisht. 7 pikë nga Kastrioti, në pritje të përballjes së krutanëve me Teutën dhe sido të shkojnë ndeshja në Niko Dovana, për gjirokastritët në renditje janë tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë: "Ne kemi kundërshtarë veten tonë dhe jo Kastriotin apo Tiranën. Duhet ta sigurojmë matematikisht mbijetesën" përfundoi Ahmataj, që i ka dhënë një tjetër fizionomi bluezinjve që kur ka mbërritur në Gjirokastër.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI