Flash

F1/ Ferrari tradhëton Leclerc, GP Bahrain e fiton Hamilton

Lapsi.al 31 March 2019
F1/ Ferrari tradhëton Leclerc, GP Bahrain e fiton Hamilton

Tjetër dështim i Ferrari, që në fakt është një buzqëshje tjetër për Mercedes. Lewis Hamilton ka triumfuar në GP të Bahrain, duke përfituar nga problemet në motor të SF90 të Leclerc, i treti në finish pasi dominoi pjesën më të madhe të garës.

Ëndërra e Charles Leclerc u ndërpre në xhiron e 46 kur në timonin e Ferrarit të tij u shfaq alarmi "motor". Makina e tradhëtoi dhe fitorja e parë në karrierë, 21 vjec, 5 muaj e 15 ditë, u venit kështu. Një befasi e vërtetë për pilotin, që deri në atë moment, kishte treguar në pistë soliditet e maturi. Pas një nisje të vështirë, Leclerc iu deshën vetëm gjashtë xhiro për të rimarrë kryesimin. Një garë perfekte deri në shfaqjen e problemit e nëse u pozicionua i treti, kjo vetëm falë safety car që hyri në fushë për problemet teknike të dy makinave Renault të Hulkenberg e Ricciardo.

Dështim i plotë për Sebastian Vettel që ka kryer një gabim e më pas nuk kishte fat me thyerjen e krahut të brendshëm e duke e mbyllur garën në vendin e pestë. Një tjetër podium i cuar dëm, një goditje e fortë për moralin sepse rrotullimi erdhi në duelin me Lewis Hamilton. Një bilanc negativ për Ferrarin, që në krahasim me Australinë ka rigjetur shpejtësinë, por jo besueshmërinë.

I pandalshëm Mercedes që merr në shtëpi fitoren e dytë të dyfishtë në dy gara, me një makinë që u duk inferiore gjatë gjithë javës. Hamilton e Bottas thjesht nuk kryen gabime dhe shfrytëzuan mundësitë. E kur fitohet kështu, premisat për një tjetër sezon rekord janë të gjitha.

Të këshilluara

Video/ Moura barazon në Anfield Road

Nuk duken mirë gjërat për Liverpool, që 20 minuta nga fundi i ndeshjes duhet të rigjejë fitoren përballë Tottenham. Në fakt, londinezët e kishin rritur ritmin e...

19:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI