Flash

Ancelotti nuk do të rrezikojë Hysaj për Arsenal: mbrojtësi nuk do jetë kundër Empolit

Lapsi.al 1 April 2019
Ancelotti nuk do të rrezikojë Hysaj për Arsenal: mbrojtësi

Napoli mendon vetëm për sfidën me Arsenal dhe tekniku Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të rrezikojë asnjë nga të besuarit e tij, që vuajnë probleme fizike. Kështu, Elseid Hysaj do të qendrojë jashtë për transfertën me Empolin, me vendimin e teknikut për të mos pësuar një lëndim tjetër që mund ta bënte kapitenin e Shqipërisë të humbasë sfidën me Topçinjtë. Hysaj doli nga fusha në minutën e 68 kundër Romës, pikërisht për të shmangur ndonjë dëmtim serioz.

Infermieria e Napolit nuk ka ndërmend të zbrazet, përkundrazi, pas takimit të fituar në Olimpico kundër Romës, Ancelotti është i detyruar të bëjë llogaritë me shqetësime të tjera muskulare për lojtarët e tij. Mertens, i është nënshtruar terapive në Castel Volturno, pas një traume kontuzive në tibia, që e vë në dyshim për ndeshjen me Empolin. Vullneti i teknikut është i qartë. Me vendin e dytë të blinduar në kampionat, duhen evituar risqet e kota në prag të sfidës së dyfishtë në Europa League kundër Arsenal.

Ky është edhe motivi pse Mertens mund të kursehet kundër Empolit, ashtu si mbrojtësi i djathtë shqiptar, ndërsa mbetet për tu vlerësuar - edhe pse me optimizëm - gjendja e Insigne. Nëse përgjigjet do të jenë të kënaqshme, për sulmuesin mund të rezervohen disa minuta përpara impenjimit europian, ndërsa jashtë do të jenë e sigurtë Albiol, Chiriches e Diawara.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI